Kosova mposhtet nga Ishujt Faroe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë të fazës kryesore kualifikuese për Euro 2028.
Në Torshavn, në atmosferë të shkëlqyer, Kombëtarja jonë pësoi nga Ishujt Faroe me rezultatin 37:30. Ishujt Faroe ishin favoritë dhe dëshmuan këtë me paraqitje në fushën e lojës.
Por edhe paraqitja e Kombëtares sonë duhet vlerësuar. Angazhimi ishte maksimal dhe jep shpresë për vazhdim të kampanjës kualifikuese.
Portierët Liridon Zena dhe Haris Berisha janë dalluar në Kombëtaren tonë. Zena i kishte tetë pritje, kurse Berisha gjashtë.
Bujar Ramosaj i shënoi gjashtë gola nga shtatë tentime. Drilon Tahirukaj realizoi pesë gola nga gjashtë gjuajtje. Pesë gola i kishte edhe Drenit Tahirukaj.
Menjëherë të dielën prej orës 17:15, Kosova luan në Ferizaj luan me Hungarinë, favoriten e grupit.
Hungaria fillimisht luan të enjten nga ora 18:00 me Malin e Zi. /Telegrafi/












































