Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përcaktuar datën e përfundimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela. Pas një mbledhjeje disaorëshe, KLP vendosi që mandati i tij të përfundojë më 5 dhjetor 2026.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Anila Hoxha, sipas së cilës data u përcaktua në përfundim të diskutimeve të zhvilluara në Këshill.
Olsian Çela drejton Prokurorinë e Përgjithshme që prej vitit 2019. Me përfundimin e mandatit shtatëvjeçar, më 5 dhjetor ai do të largohet nga drejtimi i institucionit.

