Tragjedi në Brooklyn! Flakët përfshijnë një ndërtesë banimi, 6 të vdekur dhe disa të plagosur

5 Nëntor 2026 | 16:30

Gjashtë persona kanë vdekur në një zjarr të madh që shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në Brooklyn, New York , sipas autoriteteve lokale.

Disa të tjerë u plagosën nga zjarri, i cili shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së enjtes, njoftoi Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut, FDNY.

Më shumë se 230 zjarrfikës dhe punonjës shpëtimi u dërguan në vendngjarje, pranë lagjes Sunset Park, pasi zjarri u raportua për herë të parë rreth orës 01:40 sipas orës lokale.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zoran Mamdani, tha se ishte “i shkatërruar” nga vdekjet dhe u bëri thirrje banorëve të qytetit të “ndajnë një moment për t’u lutur për shërimin e plotë të të plagosurve”.

Një njësi speciale për materiale të rrezikshme gjithashtu shkoi në vendngjarje, për shkak të pranisë së një baterie litium-jon, megjithëse nuk është sqaruar nëse kjo lidhet me shpërthimin e zjarrit.

Sipas informacioneve fillestare, me të mbërritur, zjarrfikësit zbuluan se flakët kishin përfshirë katin e parë dhe të dytë të ndërtesës.

Katër persona u shpallën të vdekur në vendngjarje, sipas Departamentit të Zjarrfikësve, ndërsa një burrë dhe një grua u dërguan në spital, ku u shpallën të vdekur, tha Departamenti i Policisë së Nju Jorkut.

Gjashtë civilë të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje kritike, si dhe tre zjarrfikës, sipas FDNY-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Suedia rikthen kontrollin e kufijve të brendshëm, shkak situata e sigurisë

Suedia do të rivendosë kontrollet kufitare të brendshëm për një periudhë prej gjashtë muajsh bazuar në një vlerësim se ekziston një kërcënim serioz për rendin...
16:53 | 05/11/2026

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e shtetasve afganë

Një plan për dëbimin e dhjetëra shtetasve afganë nga Shtetet e Bashkuara është pezulluar përkohësisht nga një gjykatëse federale në Nju Jorkut. Vendimi vjen pas...
16:43 | 05/11/2026

Meloni letër Costës, kritikon qasjen e fragmentuar të BE-së ndaj bisedimeve të paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka kritikuar qasjen e pakoordinuar të BE-së ndaj negociatave të paqes me Rusinë, në një letër dërguar të enjten Presidentit të...
16:42 | 05/11/2026