Shqipëria kryeson aktualisht Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda e ndjekin me nga 7 pikë secila.
Për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League kundër Finlandës dhe Bjellorusisë, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të bëjë publike nesër, të premten, në orën 12:00 listën e futbollistëve të ftuar.
Të lidhura
None found
Emrat do të njoftohen gjatë një konference për media në Shtëpinë e Futbollit. Maran do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të gazetarëve për përzgjedhjet e tij.
Grumbullimi zyrtar i kuqezinjve nis të hënën, kur do të fillojnë përgatitjet për dy përballjet vendimtare. Shqipëria pret Finlandën më 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, ndërsa më 15 nëntor luan ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Illovszky Rudolf” të Budapestit, Hungari.



