Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11/2026 16:22

Vazhdimi i përpjekjeve diplomatike nuk e ka penguar shkëmbimin e kërcënimeve prej javësh të tëra mes Iranit dhe SHBA-së. Mes frikës së një përshkallëzimi të ri ushtarak pas zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, lideri Suprem iranian Mojtaba Khamenei, u kërkoi së fundi forcave të armatosura të jenë të gatshme t'i përgjigjen çfarëdo sulmi “menjëherë, në mënyrë efektive dhe pa kufizime gjeografike”. Pikërisht kjo pjesë e deklaratës ka nxitur thashetheme në Iran se çfarë mund të nënkuptojë ajo dhe nëse Teherani ka kapacitetet për ta çuar deri në fund këtë kërcënim. Kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan për herë të parë Iranin, më 28 shkurt, Teherani u kundërpërgjigj duke goditur shënjestra ushtarake dhe civile në shtetet arabe përgjatë Gjirit Persik, kujton REL. Regjimi i ajatollahëve këmbëngulte se po sulmonte interesat amerikane në rajon. Tani, në Teheran janë ngritur pretendime se nëse lufta rifillon, faza e ardhshme e saj mund të shtrihet edhe më tej. Vetë ish-ministri i Jashtëm, Manuchehr Mottaki, e konfirmoi se konflikti i ardhshëm “nuk do të jetë luftë rajonale” dhe paralajmëroi se, nëse Irani sulmohet, lufta që do të pasojë “do të arrijë deri në Evropë”. Mediat iraniane e kanë paraqitur deklaratën si shenjë se Teherani mund të jetë duke ndryshuar politikën për rrezen e veprimit të raketave të tij. Shtetet e Bashkuara kanë të paktën 128 baza dhe objekte ushtarake në 51 vende, nga Lindja e Mesme, Europë, Afrika e deri në Azinë Lindore, dhe sipas zyrtarëve iranianë, “bazat e agresorëve kudo në botë” tashmë janë pjesë e listës së objektivave të forcave të armatosura të Republikës Islamike. Megjithatë, e përditshmja reformiste, Etemad, paralajmëroi se kërkesa për raketa me rreze më të gjatë veprimi, zotërimi i kapaciteteve teknike për t'i prodhuar ato dhe marrja e një vendimi zyrtar për ndryshimin e politikës, janë tre gjëra të ndryshme.

Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39
Top News – PS prezanton e vetme buxhetin për shëndetësinë
05/11 13:35
Top News – Rama pyetet për Veliajn në konferencën me Ambasadoren e BE
05/11 13:17
Top News – Nuk ka fondet për fermerët. Raporti i KE, 90 mln eurot e IPARD mbeten të bllokuara
05/11 13:12