302 vite burg. Kjo është fatura që Prokuroria e Posaçme u ka ngarkuar 15 të akuzuarve për dosjen “Plumbi i Artë”, një prej proceseve më të rëndësishme të drejtësisë kundër krimit të organizuar në vend. Një dosje e ndërtuar mbi rrëfimet e tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë, komunikimet e enkriptuara në Sky ECC dhe hetimet për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale në Elbasan, Durrës dhe Tiranë.