Sofia Moreira de Sauda ambasadore e BE i dorëzoi kryeministri Rama progres raportin të cilin kreu qeverisë e quajti si “dëftesën më objektive të përparimit të Shqipërisë. Ambasadorja De Sousa u shpreh se “Shqipëria ka ecur përpara, por ende nuk kemi mbërritur në fund të këtij rrugëtimi. Ky mesazh pasqyron punën e vërtetë e të fortë të qeverisë suaj dhe të ekipit tuaj negociator, si dhe angazhimin e vazhdueshëm në rrugën drejt BE-së. Vijimi i këtij procesi kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe rezultate konkrete. SPAK-u ka vijuar të dëshmojë pavarësi dhe të japë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Këto përpjekje duhet të vijojnë, pasi korrupsioni mbetet një sfidë reale. Pikërisht për këtë arsye është kaq e rëndësishme që të punohet më tej edhe për parandalimin e korrupsionit.