Shqipëria ka ecur përpara” Ambasadorja e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa shqiptoi këto fjalë në shqip për të përcjellë mesazhin e progresit të vendit drejt anëtarësimit. - Ky mesazh pasqyron punën e vërtetë dhe të fortë të qeverisë suaj si dhe të ekipit tuaj negociator si dhe angazhimin e vazhdueshëm në rrugën drejt BE-së. Të gjithë kapitujt e negociatave janë hapur dhe katër prej tyre janë mbyllur provizorisht. Por rruga drejt arritjes së objektivit nuk është fushë me lule.