‘Liria ka Emër’ letër Parlamentit Evropian: Kërkesë për veprime urgjente në raport me Specialen
Platforma “Liria ka Emër”, ka bërë letër zyrtare drejtuar anëtarëve të Parlamentit Evropian në Bruksel për shqyrtimin e shqetësimeve serioze që kanë shoqëruar funksionimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në kërkesat e tyre, ata i bëjnë thirrje Parlamentit Evropian që:
“Të organizojë një dëgjim parlamentar të posaçëm, ku të trajtohen shqetësimet e identifikuara në raportin e BHRC-së dhe çështjet e tjera që lidhen me respektimin e të drejtave themelore në Dhomat e Specializuara, duke përfshirë përfaqësues të institucioneve përkatëse, ekspertë të pavarur dhe përfaqësues të mbrojtjes.
Të kërkojë një vlerësim të pavarur ndërkombëtar, me mandat për të shqyrtuar praktikën institucionale dhe respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut, përfshirë çështjet që nuk janë trajtuar në mënyrë shteruese në raportin paraprak të BHRC-së.
Të nxisë Komisionin Evropian dhe Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) që të përgatisin një raport të posaçëm mbi transparencën, përgjegjësitë institucionale dhe respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut në funksionimin e Dhomave të Specializuara.
Të shqyrtojë mekanizmat e financimit dhe mbikëqyrjes ndërkombëtare, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga shtetet kontribuuese dhe institucionet e përfshira në mbështetjen e Dhomave të Specializuara.
Të shqyrtojë mundësinë e një nisme parlamentare, përmes rezolutës, rekomandimit ose instrumenteve të tjera përkatëse, që do të kërkonte forcimin e mekanizmave të pavarur të monitorimit dhe garantimin e standardeve të gjykimit të drejtë.
Të mundësojë një takim me përfaqësuesit e Platformës qytetare “Liria ka Emër”, për të paraqitur më gjerësisht shqetësimet, dokumentacionin dhe propozimet tona për veprim institucional”.
Gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së
Çitaku: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së i papranueshëm, kërkojmë drejtësi, jo privilegje
Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet kërkojnë takim me kryeprokurorin e shtetit
- 14:06 Berisha reagon për raportin e KE-së: Rama përgjegjës për problematikat, Shqipëria një diktaturë autoritare
- 13:54 Rekord në Brazil, arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq pas përleshjes masive në fushë (VIDEO)
- 13:52 Fituesi i Topit të Artë Harry Kane rinovon me Bayernin
- 13:43 Erdogan për zgjedhjet në SHBA: Rezultatet do të kenë një ndikim pozitiv në rajonin tonë
- 13:40 Kina kërcënon BE-në me kundërmasa nëse Brukseli kufizon aksesin e saj në tregun evropian
- 13:35 Rama paralajmëron platformë të re dialogu me studentët: Do të jetë aktive që nesër