Berisha reagon për raportin e KE-së: Rama përgjegjës për problematikat, Shqipëria një diktaturë autoritare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të raportit të Komisionit Europian, duke e cilësuar dokumentin si një pasqyrë të degradimit të demokracisë në Shqipëri.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se raporti nxjerr në pah përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të kreut të qeverisë për problematikat e evidentuara, ndërsa bëri një krahasim mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ai e cilësoi raportin si të paprecedent në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, duke nënvizuar se Brukseli i kërkon vendit 115 ndryshime për vitin e ardhshëm.
Jam sot këtu për të paraqitur para shqiptarëve e raportit më të rëndësishëm kombëtar vjetor për Shqipërinë, për shoqërinë shqiptare dhe institucionet e këtij vendi.
Së pari, më thjeshtoi shumë paraqitjen para jush, e shkurtova sepse atë që lexuan shqiptarët në fytyrën e Edi Ramës, ajo flet më shumë se vetë raporti i Komisionit. Flet për shkallën e lartë të kryqëzimit të tij. Nga alfa te omega, Padrinoja i Shqipërisë rezulton përgjegjës kryesor për të gjitha konstatimet e rënda të Komisionit Evropian për Shqipërinë këtë vit.
Ky është raport i paprecedent në historinë e raporteve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Raporti vë gishtin në problemet më madhore të diktaturës autoritare në Shqipëri apo autokracisë elektorale të Edi Ramës. Unë përshëndes ata, mbi bazën e informacioneve të të cilëve është hartuar ky raport, por edhe ata që kanë hartuar raportin.
Shqiptarët duhet ta dinë se Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë 115 ndryshime për vitin e ardhshëm, nga të cilat disa të karakterit më urgjent siç janë reforma zgjedhore, kthimi i kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe buxhetin, heqjen e përjashtimeve nga prokurimet publike dhe ndalimi i dëmtimit të zonave të mbrojtur.
Humb jetën elektricisti në Dibër, dyshohet se u zu poshtë nga shtylla gjatë punës
A mund të kthehet lëvizja studentore si ajo e Serbisë? Rama: Shqipëria dhe Serbia s’kanë asgjë të ngjashme
Ambasadorja e BE: Mesazhi i progres-raportit të KE është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara
- 13:54 Rekord në Brazil, arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq pas përleshjes masive në fushë (VIDEO)
- 13:52 Fituesi i Topit të Artë Harry Kane rinovon me Bayernin
- 13:43 Erdogan për zgjedhjet në SHBA: Rezultatet do të kenë një ndikim pozitiv në rajonin tonë
- 13:40 Kina kërcënon BE-në me kundërmasa nëse Brukseli kufizon aksesin e saj në tregun evropian
- 13:35 Rama paralajmëron platformë të re dialogu me studentët: Do të jetë aktive që nesër
- 13:25 Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e shtetasve afganë