Gjermania në Nations League, Klopp publikon listën, rikthehet Brajan Gruda dhe ish sulmuesi i Milanit Këtë të enjte Cristiano Ronaldo vendosi të mbyllë karrierën e tij me kombëtaren portugeze, një vendim ky që rezultoi surprizë dhe që erdhi pas polemikave të muajit të kaluar.
Ylli i futbollit botëror e lë kombëtaren portugeze pas 234 ndeshjeve të zhvilluara gjatë të cilave ka shënuar 146 gola. Shifra këto të jashtëzakonshme për një kampion që e zhvillo ndeshjen e fundit me Portugalinë në shtator, ishte sfida me Uellsin e fituar nga luzitanët 1-0 dhe ku madje iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje.
Cristiano Ronaldo e bëri debutimin e tij me Portugalinë në vitin 2003 në moshën 18 vjeçare në një ndeshje miqësore me Kazakistanin. Në karrierën e tij të jashtëzakonshme, Cristiano Ronaldo ka marrë pjesë në 6 edicione të Kupës së Botës dhe ka rekordin si futbollisti i parë që shënon gol në 6 edicione të ndryshme të Botërorit.
Por ato që kanë më shumë rëndësi janë trofetë e fituar; dy edicione të Nations League(në 2019 e 2025) dhe një Evropian, ai i vitit 2016 në Francë në një mbrëmje me dy fytyra; fillimisht ishin lotët për dëmtimin e pësuar në minutën e 22 dhe më pas festa në fund të ndeshjes të cilën e përjetoi në pankinë si një trajner shtesë.
Top Channel