Kërcënimet për bomba detyruan avionë pasagjerësh të kryenin ulje të paplanifikuara nëpër Evropë të enjten në mëngjes; ky është rasti më i fundit në një seri kërcënimesh që kanë vënë në shënjestër fluturimet në Evropë. Linja ajrore irlandeze "Aer Lingus" njoftoi se fluturimi EI402 nga Dublini për në Romë u ul i sigurt në aeroportin e Evreux, 100 km në perëndim të Parisit, pasi u devijua si masë paraprake sigurie. Mediat belge raportuan se një avion që u detyrua të ulej në aeroportin "Zaventem" të Brukselit i përkiste kompanisë ajrore polake "LOT".