Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Progresraporti më i mirë, Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave me BE-në

    Ambasadorja e BE-së i dorëzon Ramës progres-raportin e KE-së për Shqipërinë

    “Plumbi i Artë”/ SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehur. 48 vite për 3 të penduarit Dumani, Alibej dhe Tase (EMRAT)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Plumbi i Artë”/ SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehur. 48 vite për 3 të penduarit Dumani, Alibej dhe Tase (EMRAT)
    Aktualitet

    “Plumbi i Artë”/ SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehur. 48 vite për 3 të penduarit Dumani, Alibej dhe Tase (EMRAT)

    November 5, 2026
    "Plumbi i Artë"/ SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehur. 48 vite për 3 të penduarit Dumani, Alibej dhe Tase (EMRAT)

    SPAK ka kërkuar në total 302 vite burg për 15 personazhe të njohur të botës së krimit, të pandehur në dosjen “Plumbi i Artë”. Prokuroria e Posaçme arriti të zbardhë 27 ngjarje kriminale, nga vrasjet me paramendim tek vjedhjet e dhuna, pas bashkëpunimit të frytshëm të disa të penduarve të drejtësisë, me në krye 36-vjeçarin Nuredin Dumani, për të cilin akuza ka kërkuar në total 10 vite burg. Për dy të penduar të tjerë të drejtësisë, për Erjon Alibejn është kërkuar 15 vite burg dhe 13 vite burg për Skerdi Tasen.

    Dënimet më të larta, nga 35 vite burg, SPAK i ka kërkuar për Henrik Hoxhajn dhe Petrit Doçin. Për Enver Divën, Besian Xhixhën dhe Altin Ndocin janë kërkuar nga 25 vite burg, ndërsa për Asllan Plakun, Agron Doçin, Fatos Gosën dhe Xhulian Hoxhën nga 20 vite burg. Për Ardian Uzunin dhe Albert Pashajn, prokuroria ka kërkuar nga 15 vite burg, ndërsa për Gentian Sharrën 9 vite burg.

    Të pandehurit akuzohen për vepra penale të kryera në formën e bashkëpunimit të veçantë të grupit të strukturuar kriminal. Rrëfimet e të penduarve ndihmuan hetuesit të rindërtonin një sërë ngjarjesh të rënda në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Elbasan, duke zbuluar lidhjet mes porositësve dhe ekzekutorëve.

    Mes ngjarjeve të zbardhura janë vrasjet e Bujar Çelës, Emiljano Ramazanit, Regis Runajt, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë. Këto krime u regjistruan në Elbasan dhe Durrës gjatë vitit 2020.

    Hetimet hodhën dritë edhe mbi vrasjet e Andi Zylyfit, Agim Boriçit dhe Fatmira (Habili) Dedajt, si dhe mbi tentativa për vrasje, plagosje e ngjarje të tjera kriminale.

    Një prej dëshmive të Nuredin Dumanit lidhej me planin për vrasjen e Indrit Dokles. Sipas rrëfimit të tij para hetuesve, Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro për eliminimin e Dokles, por ai nuk e kishte kryer këtë vrasje, pasi e konsideronte shumë të vështirë.

    Në kuadër të hetimeve për dosjen “Plumbi i Artë”, në kërkim u shpallën edhe emra të njohur të botës së krimit, mes tyre Ervis Martinaj, Talo Çela, Suel Çela dhe Alban Bengasi.

    Pretenca e SPAK

    Nuredin Dumani 10 vite burg

    Erjon Alibej         15 vite burg

    Skerdi Tase          13 vite burg

    Henrik Hoxhaj    35 vite burg

    Enver Diva           25 vite burg

    Besian Xhixha     25 vite burg

    Asllan Plaku        20 vite burg

    Ardian Uzuni      15 vite burg

    Gentian Sharra  9 vite burg

    Agron Doçi          20 vite burg

    Petrit Doçi           35 vite burg

    Fatos Gosa          20 vite burg

    Xhulian Hoxha   20 vite burg

    Albert Pashaj      15 vite burg

    Altin Ndoci          25 vite burg

    Totali                   302 vite burg

    15 të pandehur 302 vite burg bashkëpunëtorët e drejtësisë dosja Plumbi i Artë Drejtësia shqiptare Ervis Alibej GJKKO Gjykata e Posaçme hetimet e spak kërkesa për dënim Krimi i organizuar Nuredin Dumani Plumbi i Artë spak Tase të penduarit e drejtësisë vrasje me pagesë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Progresraporti më i mirë, Shqipëria në kilometrin e fundit të negociatave me BE-në

    November 5, 2026

    Ambasadorja e BE-së i dorëzon Ramës progres-raportin e KE-së për Shqipërinë

    November 5, 2026

    “Plumbi i Artë”/ SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehur. 48 vite për 3 të penduarit Dumani, Alibej dhe Tase (EMRAT)

    November 5, 2026

    Nga hetimet për familjen Trump te një tjetër shkarkim i mundshëm, çfarë pritet të bëjnë demokratët pas marrjes së kontrollit të Kongresit

    November 5, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.