“Asnjë konstatim s’do anashkalohet”/ Progres-raporti i KE, Rama: E drejta për protestë duhet garantuar, dhuna duhet dënuar. Tejkalimi i forcës shqyrtohet seriozisht Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, kanë mbajtur sot një konferencë me mediat pas dorëzimit të Progres-Raportit për Shqipërinë një ditë më parë.
Ambasadorja u shpreh se ky raport ka një mesazh të qartë, atë që Shqipëria ka ecur përpara. Por ajo tha se duhet vijuar puna në pikat ku evidentohen si më të dobëta, siç është drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit.
“Raportin ia dorëzova më herët Presidentit, tani kryeministrit dhe më pas do ta përcjell në Kuvend. Raporti është tashmë publik dhe mesazhi është i thjeshtë: Shqipëria ka ecur përpara.
Kryeministër, ky mesazh pasqyron punën e vërtetë dhe të fortë të ekipit tuaj dhe angazhimin tuaj drejt BE-së. Vijimi i kësaj rruge kërkon përpjekje të vazhdueshme. SPAK ka marrë vlerësim pozitiv, por korrupsioni mbetet sfidë reale dhe duhet vijuar puna në këtë aspekt”, tha ajo.
“Ende nuk kemi mbërritur në fund të këtij rrugëtimi. BE-ja do të vijojë të mbështesë çdo hap të Shqipërisë në këtë drejtim”, e mbylli ajo fjalën.
Top Channel