Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë pa praninë e tifozëve ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë. Përballja është programuar të luhet më 15 nëntor në stadiumin “Illovszky Rudolf” në Budapest të Hungarisë, por shkallët e impiantit do të jenë të boshatisura për shkak të sanksioneve të UEFA-s ndaj federatës bjelloruse.
Vendimi lidhet me masat e marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 3 mars 2022, të cilat vazhdojnë të jenë në fuqi. Sipas këtij vendimi, klubet dhe ekipet kombëtare të Bjellorusisë janë të detyruara t'i zhvillojnë ndeshjet si pritëse në terrene neutrale dhe pa praninë e spektatorëve.
Për rrjedhojë, edhe pse takimi ndaj Shqipërisë do të luhet në kryeqytetin hungarez dhe jo në territorin bjellorus, asnjë tifoz nuk do të lejohet të hyjë në stadium. Kjo do të thotë se edhe mbështetësit kuqezi nuk do të kenë mundësi të jenë të pranishëm në shkallët e impiantit për të përkrahur skuadrën e Sylvinhos.
Kështu, Shqipëria do ta mbyllë fazën e grupeve të Ligës së Kombeve me një transfertë të pazakontë, në një përballje që do të zhvillohet në një stadium të boshatisur dhe që ka rëndësi për përfundimin e aventurës kuqezi në Grupin C1.
© SYRI.net
Një shqiptar në përfaqësuesen e SHBA-së, Pochetino i beson sërish talentit 18-vjeçar Andri Mehmeti
Federata Portugeze reagon pas largimit të Ronaldos: Do të organizojmë një ceremoni të denjë për karrierën e tij
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së PortugalisëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: