Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.
Gjatë seancës, Meta paraqiti tri kërkesa, të largohej nga kafazi i xhamit dhe të ulej pranë avokatit të tij, të lejohej transmetimi i procesit me kamera, si dhe të verifikoheshin pajisjet e përgjimit në ambientet e paraburgimit, gjatë takimeve me avokatin mbrojtës, Bujar Musta.
Prokurori Arben Kraja, për pretendimet mbi pajisjet e përgjimit deklaroi se kjo çështje është jashtë kompetencave të SPAK, gjyqtari Erion Bani bëri të ditur se çështja do t’i përcillet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për verifikim.
Sa i përket kërkesës për daljen nga kafazi i xhamit, ai ia la vendimmarrjen gjykatës, ndërsa kundërshtoi lejimin e kamerave.