E enjte, 5 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”
Lajme

Sherr në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

Një konflikt mes dy të paraburgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku në përplasje janë përfshirë Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, dhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth një javë më parë, në ambientet e përbashkëta të institucionit penitenciar. Fillimisht, mes dy të paraburgosurve ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka përshkallëzuar në dhunë fizike.

Sipas burimeve, Julian Gjoshi i është afruar Vullnet Muçës dhe e ka goditur. Ende nuk janë bërë të qarta arsyet që çuan në këtë përplasje dhe nëse konflikti ka pasur një shkak të mëparshëm.

Incidenti ka vënë në lëvizje autoritetet e burgut, ndërsa rasti raportohet se është referuar në Prokurori për hetime dhe veprime të mëtejshme.

Përplasja ka marrë vëmendje edhe për shkak të lidhjeve familjare të dy personave. Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, ndërsa Vullnet Muça është vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur në opinionin publik si “Rrumi i Shijakut”.

Aleksandër Laho është përmendur në disa dosje të bujshme kriminale dhe i mbijetoi atentatit të ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, mes tyre edhe deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja.

Ndërkohë, Vullnet Muça është nën akuzë nga SPAK për përfshirje të dyshuar në një skemë të tjetërsimit të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit. Në të njëjtën çështje është marrë i pandehur edhe vëllai i tij, Aleksandër Laho.

Deri më tani, nuk ka të dhëna që përplasja në burg të ketë lidhje me çështjet penale apo konfliktet ku janë përmendur familjarët e dy të paraburgosurve. Mbetet për t’u zbardhur motivi i incidentit, si dhe nëse Prokuroria do të marrë masa të tjera ndaj personave të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.