I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë drejtuesi i Departamentit të Mjedisit Jamarbër Malltezi.
Ai gjatë bisedës më moderatorin Flavio Qarri ka shpjeguar iniciativën për një referendum qytetar për ndërtimet tek parku Rinia. Sipas Malltezit është koha që qytetarët të flasin vete dhe jo një njeri i vetëm siç është Sulltani i Surrelit të vendose për fatin e qytetit dhe qytetarëve.
Flavio Qarri: me duket mua apo ka një revansh të referendumit si koncept dhe qytetarët ndoshta edhe me kalimin e kohës duket se po i drejtohen atij me çështje lokale dhe jo më, me çështje madhore kombëtare.
Jamarbër Malltezi: Është e vërtetë që ka një qasje për kërkesat për referendume. Duhet patur parasysh se neve këtë kërkesë e kemi bërë para një muaji. Ka qenë relativisht e lehtë për ti mbledhur firmat sepse ishim mu para derës së SPAK-ut kur ishte Berisha aty, kështu që firmat e nevojshme ne i mblodhëm për pak minuta. Kështu që mund tu bënte.
Pse e bëme ne këtë kërkesë për referendum. Sepse po të shohësh edhe tek vetë plani që ka miratuar Erjon Veliaj dhe Edi Rama i 2015, me arkitektin e tyre të zemrës, Boerin, e kanë lënë zonë të gjelbër, ajo ka qenë jetë e mot zonë e gjelbër. Por ndërkohë që kanë qenë me dhjetëra lulishte që i shkatërruan për fat të keq, i dhunuan në ndryshim nga plani i mëparshëm që ishte ai i 2012 -2013 në të cilin kjo vlerësimi strategjik mjedisor si instrument i planifikimit thoshte që nuk mund të cenoheshin lulishtet ekzistuese në Tiranë, u shkatërruan të gjithë ato lulishte. Kemi parasysh këtu që kanë qenë lulishte dhe të mëdha siç kanë qene ato në krahun dhe përballë ish ndërtesës së PD. Kanë qenë edhe të vogla lulishte lagjesh, të gjitha këto u zhdukën. Kjo ka mbetur i vetmi park pas parkut të madh të Liqenit. Parku rinia ka mbetur i vetmi park në Tiranë. Tani edhe në këtë zonë të gjelbër, Edi Rama gjoja me konkurs që ne i dimë fare mirë se si i bën, që i merr dhe sipas ‘Albanian Files’, i porosit projektuesit që paraprakisht, që çfarë do, si e do dhe qysh e do, gjoja po bën konkurs.
Por konkursin bëjë aty ku lejohet. Aty ku zëri i përdorimit të tokës është zonë urbane jo aty ku zëri është zonë e gjelbër. Dmth është e kundërta e pjesëmarrjes se publikut. Çfarë po kërkojmë neve. Ne kërkojmë pjesëmarrjen e publikut. Ju keni të drejtë. Referendumet po marrin zemër këto kohë sepse në shumë nga bashkitë të cilat ju humbet e drejta e përfaqësimit, tani po kërkojnë të drejtën e referendumit vendor. Pse. Sepse Edi Rama përdhunisht i shkriu këto bashki. Nxori hartën e vet që kishte qejf. Pra kemi një sulltan që nuk respekton ligjet dhe kjo është një nga instrumentet që qytetaret kanë. E vetmja gjë është se kjo zgjat goxha gjatë.
Flavio Qarri: Pse?
Jamarbër Malltezi: Pra. Pse i zgjasim. Sepse puna e parë duhet te mbledhësh firmat. Pra duhet të mbledhësh 20 mijë firma, ose 1 të tretën e qytetarëve. Pasi të kesh mbledh gjithë këto firma, pastaj ti çosh në KQZ, dhe aty të shikohen dhe KQZ të japë datën se kur do të zhvillohet referendumi zyrtar.
Mirëpo për me tepër për referendumet këta kënë nxjerrë edhe një mistrecllëk tjetër që nuk duhet të jetë vit zgjedhor. Pra nuk e bën dot gjatë 2027, apo duhet të mbarojnë njëherë zgjedhjet lokale ose pasi të mbarojnë zgjedhjet lokale sipas tyre dhe pastaj mund të kalohet në. Pra ka edhe kohë që harxhohet. Dhe pas këtyre ti mund të fitosh të drejtën që ta hedhësh në referendum dhe të dëgjohet zëri i qytetarëve. Po kemi parasysh edhe një truk tjetër që përdori Rama për shembull tek teatri kombëtar. Kaloi me ligj të personalizuar. Ligji ‘Fusha’ për teatrin kombëtar. Shoqata për mbrojtjen e tetarit e çoi në Gjykatë Kushtetuese dhe e fitoi. Pra GJK i tha që ky është një ligj nominal. Nuk mund të jetë. Nuk mund të ekzistoje ligj nominal. Për këtë fakt ja rrëzoi poshtë. Ja çfarë bëri Edi Rama. Brenda dy javësh mblodhi parlamentin, kaloi një ligj tjetër. Pra një ligj tjetër i fshehtë nominal. Pra pse kjo merr vlerë. Merr vlerë sepse Edi Rama ti mund t‘ia rrëzosh me GJK apo me referendum dhe ai për fat të keq nuk respekton institucionet dhe për fat të keq ky vend nuk ka institucione të pavarura. Sulltani i Surrelit i ka nënshtruar të gjitha institucionet dhe brenda dy javësh miraton një vendim tjetër. Pra tek parku rinia ishte problem edhe pyetja vete se si duhet të ishte. Pra një pyetje në rast se ne do e bënim për kullën konkrete që ka miratuar Edi Rama me 1 tetor. Çfarë do ndodhte. Ne do të harxhonim gjithë këtë energji, do e çonim për referendum dhe Edi Rama fill pas referendumit që do fitonte JO nuk e duam këtë kullë, do të ndryshonte një kat apo dy kate, një ballkon apo dy ballkone dhe do thoshte kjo nuk është e njëjta, është kjo tjetra. Siç e bëri me ligjin ‘Fusha’ me Teatrin Kombëtar.
Kështu që neve na duhej të thonim diçka për ndërtimet e reja. Pra a do të pranojnë qytetarët të ketë ndërtime të reja në parkun rinia apo jo. Dhe kjo i përfshin që të gjitha. Nuk i lemë me shteg Edi Ramës që të ndryshojë projektin, pasi të miratohet referendumi. Ne mendojmë se ka ardhur koha që qytetarët të flasin me referendume vendore. Nuk besojmë që një person, një sulltan që të vendosë mbi jetët tonë për me tepër që edhe vete plani e ka caktuar zonë të gjelbër.
© SYRI.net