Vau i Dejës, arrestohet 57-vjeçari për kultivim kanabisi dhe prodhim droge
Një 57-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Vila”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, pas disa muajsh hetime për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet Ndue Nikaj, banues në Shkodër, i dyshuar si bashkëpunëtor në kultivimin dhe prodhimin e 24 kilogramëve e 240 gramëve lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe në kultivimin e 78 bimëve narkotike.
Sipas Policisë, lënda narkotike dhe bimët janë zbuluar dhe sekuestruar më 12 tetor 2026, në fshatin Vilë, në njësinë administrative Temal.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.
Policia del me njoftim zyrtar për shpërthimin në Elbasan: Dyshohet prania e tepërt e gazit në banesë
Shtyhet seanca ndaj Adriatik Llallës, ish-kryeprokurori kërkon parashkrimin e dënimit
Mure të shembura dhe apartamente të shkrumbuara, si duket një ditë pas shpërthimit pallati në Elbasan (VIDEO)
- 10:00 Fluturimi Dublin-Romë devijohet në bazën ajrore franceze pas një alarmi për bombë në bord
- 09:52 Policia del me njoftim zyrtar për shpërthimin në Elbasan: Dyshohet prania e tepërt e gazit në banesë
- 09:52 Melania Trump pret sot përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë
- 09:44 Shtyhet seanca ndaj Adriatik Llallës, ish-kryeprokurori kërkon parashkrimin e dënimit
- 09:44 Rasti i Arlinda Zekajt, aktivistet kërkojnë takim me kryeprokurorin e shtetit
- 09:40 Mure të shembura dhe apartamente të shkrumbuara, si duket një ditë pas shpërthimit pallati në Elbasan (VIDEO)