Bayerni i Mynihut ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Harry Kane. Sulmuesi anglez, fituesi i fundit i Topit të Artë, ka vendosur të vazhdojë aventurën me bavarezët deri në qershor të vitit 2029, duke i dhënë fund çdo diskutimi rreth një largimi të mundshëm.
Kontrata e mëparshme e Kane përfundonte më 30 qershor, por drejtuesit e klubit gjerman kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit me një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Me këtë vendim, Bayern siguron shërbimet e sulmuesit anglez edhe për disa sezone të tjera, duke treguar qartë se ai mbetet pjesë qendrore e projektit sportiv të klubit.
Rinovimi gjithashtu mbyll praktikisht çdo mundësi që klubet e tjera të tentojnë transferimin e tij, edhe pse largimi i Kane nga Mynihu nuk ishte konsideruar një skenar i mundshëm, duke parë rëndësinë që ai ka fituar në ‘Allianz Arena’.
Klubi bavarez e shoqëroi njoftimin zyrtar me një mesazh domethënës: “Futbollisti ynë i jashtëzakonshëm qëndron me ne!”.
Kështu, Kane do të vazhdojë të jetë lideri i repartit ofensiv të Bayern Munich, të paktën deri në moshën 35-vjeçare.
© SYRI.net
Lajm pozitiv për Egnatian para sfidës me Craiovën, Nevil Dede konfirmon rikthimin e Bitrit
Aleksi motivon Egnatian para sfidës në Rumani: Do të luftojmë edhe për Sotën, Grudën dhe Bakayokon
Surpriza në Paris, Djokovic eliminohet dhe u jep fund shpresave për ATP FinalsBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: