Marrëdhënia e Olës dhe Adit ka qenë në qendër të vëmendjes, por duket se çifti nuk e ka me nxitim për të hedhur hapin e madh drejt martesës.
E ftuar në një intervistë për “Prive by LS”, ish-konkurrentja e “Ferma VIP” foli hapur për raportin me partnerin dhe mënyrën se si e shohin të ardhmen së bashku.
Kur u pyet nëse dasma është diçka që mund të ndodhë së shpejti, Ola bëri të qartë se për momentin ky plan nuk është prioriteti i tyre. Sipas saj, martesa do të vijë atëherë kur të dy të ndihen plotësisht gati për këtë vendim.
Ajo theksoi se nuk dëshiron që ky hap të merret thjesht për të përmbushur pritshmëritë, por në një moment kur të dy ta ndiejnë vërtet si dëshirë të përbashkët.
Nga ana tjetër, Adi ndau edhe disa detaje rreth karrierës së tij, duke zbuluar se po punon për projekte të reja që pritet të bëhen publike në një të ardhme të afërt.
