Real Madridi ka realizuar fitore dramatike në Athinë ndaj AEK-ut të mërkurën mbrëma, në xhiron e tretë të fazës së ligës në Champions.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë u shfaq kapiteni i skuadrës Federico Valverde.
Valverde realizoi me gjuajtje të fuqishme në minutën e dytë të kohës shtesë për 3:2. Dhe e vendosi sfidën ku u shënuan pesë gola.
Aboubakary Koita shënoi gol të bukur në minutën e 12-të për 1:0, ndërsa Jude Bellingham, me lëvizje mjeshtërore në zonë, shënoi për 1:1.
Më pas gol për AEK-un shënoi Stavro Pilo, mbrojtësi i krahut të majtë i Shqipërisë.
Pilo realizoi në minutën e 75-të nga afërsia për 2:1. 25-vjeçari në xhiron e kaluar gol shënoi edhe ndaj Manchester Cityt.
Por kthimi i Realit të Jose Mourinhos nisi në minutën e 78-të. Kylian Mbappe realizoi nga afërsia për 2:2, ndërsa Valverde, që u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të, shënoi për 3:2 në minutën e 92-të.
Real Madridi ka 12 pikë dhe është lartë në tabelë.
AEK-u mbetet me tri pikë.
Real Madridi bindës, Villa vazhdon me fitore
Supergol i Valverdes ndaj AEK-ut
Federico Valverde ka shënuar supergol ndaj AEK-ut të Athinës në minutën e dytë të kohës shtesë. Kapiteni i Real Madridit gjuajti fuqishëm nga distanca për 3:2.
Nuk zgjat festa e AEK-ut, Reali barazon rezultatin
Kylian Mbappe ka shënuar tjetër gol për Real Madridin. Ai e barazoi rezultatin për Real Madridin që është duke barazuar 2:2 në udhëtim tek AEK-u i Athinës.
Mbappe nga afërsia shënoi me asistim të Denzel Dumfriesit, në minutën e 78-të.
Pilo shënon gol edhe ndaj skuadrës më të suksesshme evropiane
Pas Manchester Cityt, mbrojtësi i Shqipërisë, Stavro Pilo, ka shënuar gol edhe ndaj Real Madridit, skuadrës më të suksesshme evropiane.
Pilo në minutën e 75-të shënoi për 2:1.
Ai e mposhti portierin Thibaut Courtois nga afërsia.
Mbyllet pjesa e parë në Athinë
Edhe
Skuadrat e mëdha nuk lejojnë befasi
Pjesa e parë e ndeshjes mes AEK-ut të Athinës dhe Real Madridit është mbyllur baras, 1:1.
Aboubakary Koita shënoi për skuadrën greke, ndërsa Jude Bellingham për ekipin spanjoll.
Real Madridi barazon rezultatin
Real Madridi e ka barazuar rezultatin në duelin ndaj AEK-ut të Athinës.
Jude Bellingham ka shënuar për 1:1 në minutën e 32-të. Bellinghamit iu anulua nga VAR-i një gol tjetër katër minuta më herët për pozitë jashtë loje.
AEK-u i Pilos shkakton befasi që në fillim
AEK-u i Athinës ka shënuar gol ndaj Real Madridit në Athinë.
Supergol në minutën e 12-të realizoi Aboubakary Koita. Koita e kaloi Cucurellan dhe gjuajti fuqishëm me të majtën.
Mbrojtësi i Shqipërisë, titullar ndaj Real Madridit
Mbrojtësi i krahut të majtë i Shqipërisë, Stavro Pilo, do të luajë nga minuta e parë tek AEK-u i Athinës, në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Ballafaqimi që luhet në Athinë nga ora 18:45, i takon xhiros së tretë të fazës së ligës në Champions.
Pilo shënoi gol ndaj Manchester Cityt në xhiron e kaluar, në disfatën 5:1.
Formacioni i AEK-ut:
Brignoli, Pilo, Filipe Relvas, Moukoudi, Rota, Majer, Arriaga, Kairinen, Koita, Joviq, Gaqinoviq
Real fiton ndaj Romës me përmbysje të madhe të rezultatit
Formacioni i Real Madridit:
Courtois, Dumfries, Eder Militao, Rudiger, Cucurella, Bernardo Silva, Camavinga, Bellingham, Diomande, Mbappe, Vinicius Junior
