Vedat Muriqi ka shënuar gol për Fenerbahçen që siguroi fitore të madhe ndaj Liverpoolit.
Të mërkurën në mbrëmje, Muriqi shënoi gol me kokë nga afërsia në minutën e 79-të. Sulmuesi shtatlartë i Kosovës fitoi duelin me dy mbrojtës të Liverpoolit dhe e dërgoi topin pas harkimit të Archie Brownit.
Me golin e Muriqit, Fenerbahçe e mposhti në Stamboll skuadrën e madhe angleze, 3:2.
Ndeshja i takoi xhiros së tretë të fazës së ligës në Champions.
Muriqit nuk iu deshën shumë minuta lojë për t’u shfaqur i rrezikshëm. Ai u inkuadrua në minutën e 63-të.
Dhe në të gjitha garat, përfshirë edhe kualifikimet në Champions, e shënoi golin e nëntë të edicionit në 17 paraqitje. I ka edhe dy asistime.
Trey Nyoni shënoi për 1:0 në të mirë të Liverpoolit në minutën e 25-të. Vetëm katër minuta më vonë, Mason Greenwood nga gjuajtja e lirë me devijim të Jeremie Jacquet, realizoi për 1:1.
Alexander Isak e kaloi në epërsi Liverpoolin në minutën e 69-të, kur shënoi për 2:1 me asistim të Cody Gakpos. Të dy u inkuadruan në minutën e 66-të në lojë.
Por në minutën e 73-të, Brown fillimisht barazoi rezultatin në 2:2, e më pas asistoi për Muriqin, gjashtë minuta më vonë.
Fenerbahçe me fitore i ka pesë pikë dhe zë vendin e 19-të. Liverpooli i pesti i ka nëntë pikë.
Muriqiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
Vedat Muriqi ka shënuar gol ndaj Liverpoolit.
Sulmuesi i Kosovës e kaloi në epërsi 3:2 Fenerbahçen me gol të minutës së 79-të.
Archie Brown asistoi për të.
Rezultati në Stamboll barazohet sërish
Archie Brown, mbrojtësi i krahut të majtë i Fenerbahçes, ka shënuar tjetër gol për Fenerbahçenb.
Broën realizoi nga afërsia në minutën e 73-të, pas një pakujdesie në mbrojtjen e “të kuqve”.
Me të hyrë në lojë, Isak e kalon Liverpoolin në epërsi
Me të hyrë në lojë, Alexander Isak ka shënuar gol për Liverpoolin që është duke fituar 2:1.
Isak realizoi në minutën e 69-të, ndërsa në lojë u inkuadrua në minutën e 66-të në vend të Rio Ngumohas. Isak u asistua nga zëvendësuesi tjetër, Cody Gakpo. Edhe Gakpo u inkuadrua në lojë, në minutën e 66-të.
Afro 30 minuta lojë për Muriqin
Vedat Muriqi është inkuadruar në lojë te Fenerbahçe në ndeshjen ndaj Liverpoolit.
Sulmuesi i Kosovës e zëvendësoi Romelu Lukakun në minutën e 63-të.
Baras në Stamboll pas pjesës së parë
Me rezultatin 1:1 është mbyllur pjesa e parë e duelit mes Fenerbahçes dhe Liverpoolit.
Trey Nyoni e kaloi Liverpoolin në epërsi me gol të minutës së 25-të.
Ndërkohë, Mason Greenwood i barazoi shifrat katër minuta më vonë. Futbollisti anglez realizoi nga gjuajtja e lirë, me devijimin e qendërmbrojtësit Jeremie Jacquett.
Fenerbahçe barazon rezultatin, Greenwood shënon nga gjuajtja e lirë
Mason Greenwood ka realizuar gol të bukur ndaj Liverpoolit. Greenwood shënoi me devijim të Jeremie Jacquet në minutën e 29-të. Rezultati është 1:1.
Pas iniciativës së madhe, shënon Liverpooli
Liverpooli pati iniciativën për të realizuar gol.
Dhe këtë e arriti në minutën e 25-të. Trey Nyoni e shënoi golin e parë me Liverpoolin
GOLI
Muriqi e nis ndeshjen sërish nga banka rezervë
Për ndeshjen e tretë rresht, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë në bankën rezervë te skuadra e madhe turke, Fenerbahçe.
Muriqi është lënë në stol edhe për duelin e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve në shtëpi përballë Liverpoolit.
Dirk Kuyt, që do ta udhëheqë ekipin nga Stambolli edhe sonte nga ora 18:45, i ka besuar belgut Romelu Lukaku.
Emre Belozoglu do të jetë në krye të Fenerbahçes nga ndeshja e vikendit.
Muriqi ishte në bankën rezervë në dy humbjet 2:1 nga Galatasaray dhe Goztepe. Luajti vetëm nga shtatë minuta.
Formacioni i Fenerbahçes:
Ederson, Nelson Semedo, Shkriniar, Oppong, Brown, Guendouzi, Kante, Ismail Yuksek, Greenwood, Lukaku, Irfan Can Kahveci
Formacioni i Liverpoolit:
Alisson Becker, Tsimikas, Van Dijk, Jacquet, Gomez, Nyoni, Mac Allister, Ngumoha, Szoboszlai, Munoz, Barcola

Çfarë thotë Muriqi për golin ndaj Liverpoolit?
Fenerbahçe e mposhti Liverpoolin me golin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi pas ndeshjes tha se është shumë i lumtur për këtë arritje dhe se goli është dhuratë për gjithë tifozët e flaktë të skuadrës.
“Kemi kaluar në kohë të vështirë. Kemi treguar sa e madhe është Fenerbahçe. Të gjithë e kanë ndierë këtë. E kemi nisur ndeshjen jashtëzakonisht mirë. Kemi pasur gjuajtje që qëlloi shtyllën, kemi pranuar gol pa fat, por ia arritëm, ia dolëm. Kjo është madhështia e Fenerbahçes. E falënderoj secilin nga zemra. Uroj që kjo fitore të jetë pikë kthese këtë sezon”, ka deklaruar Muriqi fillimisht.
Ai ka theksuar se në xhiron e kaluar të Championsit, Fenerbahçe e meritoi fitoren por barazoi 2:2 me Slavia Pragën.
“Sot kemi arritur fitore të madhe. Kemi pesë pikë dhe Shakhtari e LASK-u janë para nesh. Synimi jonë kryesor është që ta fitojmë Superligën e Turqisë. Por, do të mundohemi të shkojmë sa më larg në Ligën e Kampionëve”, është shprehur sulmuesi i Kosovës.
E arritur e veçantë e Vedat Muriqit në Ligën e Kampionëve
Vedat Muriqi e shënoi golin e fitores ndaj Liverpoolit dhe e ka regjistruar një të arritur të veçantë.
Për këtë ka shkruar UEFA.
“Me 32 vjet e 194 ditë, Vedat Muriqi është bërë golashënuesi i dytë më i vjetër për Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve, pas Pierre van Hooijdonkut”, ka shkruar UEFA.
Van Hooijdonku e mban këtë rekord me golin që e kishte shënuar ndaj Sparta Pragës në vitin 2004.
Ai në atë kohë kishte 34 vjet e 291 ditë.