Edhe gruaja e senatorit të parë mysliman në Amerikë bëhet “hit”

4 Nëntor 2026 | 21:11

Sarah Jukaku, bashkëshortja e Abdul El-Sayed, myslimanit të parë të zgjedhur në Senatin amerikan, ka tërhequr vëmendjen me fjalimin e saj publik në Michigan. Mjekja psikiatre, me origjinë indiane, foli për jetën private të bashkëshortit, marrëdhënien me dy vajzat dhe ndikimin që ajo ka tek ai. Por një batutë e saj shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje në sallë.

“Abdurrahmani është pikërisht ashtu siç e shihni ju. Në jetën e tij private nuk ndryshon aspak nga mënyra se si shfaqet para publikut. Ai është i njëjti person me mua dhe me vajzat e mia, ashtu siç është edhe me ju”, u shpreh Sarah.

Ajo tregoi se bashkëshorti i saj nuk ndryshon qëndrime në varësi të njerëzve që ka përballë dhe se beson te gjithçka që thotë publikisht.

“Ai thotë të njëjtat gjëra kudo që ndodhet dhe pavarësisht se me kë po bisedon, sepse beson në atë që thotë dhe e ka vërtet për zemër atë që shpreh”.

Më pas, Sarah foli për pavarësinë e bashkëshortit nga biznesmenët, miliarderët dhe grupet e interesit.

“Asnjë kompani, asnjë miliarder, asnjë grup interesi privat dhe askush tjetër nuk mund t’i diktojë se çfarë duhet të bëjë apo çfarë duhet të thotë”, deklaroi ajo.

Por menjëherë pas kësaj deklarate, bashkëshortja e senatorit bëri një shaka që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve.

“Ndoshta unë jam e vetmja që ndonjëherë mund t’i diktoj se çfarë duhet të bëjë ose të thotë!”

Kush është gruaja e senatorit të parë mysliman?

Sarah Jukaku është amerikane me origjinë indiane. Familja e saj vjen nga qyteti Bhatkal, në jug të Indisë, ndërsa ajo ka lindur dhe është rritur në Michigan.

Me profesion mjeke, Sarah është specializuar në psikiatri. Ajo dhe Abdul El-Sayed janë njohur gjatë studimeve universitare dhe kanë dy vajza.

Bashkëshorti i saj, Abdul El-Sayed, 42 vjeç, demokrat me origjinë egjiptiane, shënoi një moment historik në zgjedhjet e 3 nëntorit 2026, duke mundur republikanin Mike Rogers në garën për Senatin amerikan nga Michigani.

Me këtë fitore, ai u bë myslimani i parë i zgjedhur në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Ndërsa El-Sayed tërhoqi vëmendjen me fitoren e tij historike, bashkëshortja Sarah Jukaku u bë pjesë e këtij momenti me një fjalim që ndërthuri mbështetjen për të shoqin, detaje nga jeta familjare dhe humorin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhjet e mesit të mandatit ishin një qortim i fortë për marrëdhënien SHBA-Izrael

Në prag të zgjedhjeve të mesmandatit që përfunduan me një refuzim të qartë të stilit të tij të politikës, edhe Donald Trump dukej se e...
21:06 | 04/11/2026

Keqtrajtimi i studentëve, arrestohet komandanti i njësisë speciale në Serbi

Komandanti i Njësisë Speciale Kundër Terrorizmit (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiriç, si dhe disa pjesëtarë dhe ish-pjesëtarë të Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve...
20:59 | 04/11/2026

Zgjedhjet në SHBA, si e pritën Ukraina, Rusia dhe Irani fitoren e demokratëve

Për njerëzit në Ukrainë, Iran dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA kishin më pak të bënin me...
20:59 | 04/11/2026