Një aksident me tre persona të përfshirë është regjistruar në aksin e vjetër Fier-Vlorë, ku përplasja e dy automjeteve ka përfunduar me plagosjen e një këmbësori.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes njëri prej drejtuesve të mjeteve ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka goditur këmbësorin që ndodhej pranë rrugës.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Deri tani nuk ka informacion të detajuar për gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe dinamikën e plotë të aksidentit.

