Tre kate të shkrumbuara, çfarë la pas shpërthimi në pallatin në Elbasan (VIDEO)

4 Nëntor 2026 | 18:26

Pas shpërthimit që tronditi Elbasanin, pamjet nga terreni tregojnë shkallën e lartë të shkatërrimit. Ndërtesa është kthyer në një gërmadhë, ndërsa ekipet e zjarrfikëses ndodhen ende në vendngjarje duke u përpjekur të vënë plotësisht nën kontroll vatrat e zjarrit dhe tymin e dendur që vazhdon të dalë nga banesat e djegura.

Nga apartamentet e përfshira nga zjarri kanë mbetur vetëm mbetje dhe mure të shembura. Forca e shpërthimit dhe flakët e mëvonshme kanë shkrumbuar pothuajse çdo gjë në ambientet e brendshme.

Fatkeqësisht, nga kjo ngjarje ka humbur jetën një e moshuar teksa 10 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Autoritetet gjithashtu po vijojnë kërkimet për një 69-vjeçar i cili raportohet i zhdukur që pas shpërthimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi në apartamentin në Elbasan, vijojnë kërkimet për 69-vjeçarin e pagjetur! Policia jep detaje

Ende po vijojnë kërkimet për gjetjen e një 69-vjeçari që rezulton ende i pagjetur pas shpërthimit të regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në një...
17:17 | 04/11/2026

“Të gjitha u dogjën, u bënë shkrumb”, banorët tregojnë detaje nga shpërthimi në Elbasan

Shpërthimi i regjistruar këtë të mërkurë në një banesë Elbasan ka tronditur banorët e pallatit dhe zonës të cilët kanë marrë dëmtime në apartamentet e...
17:05 | 04/11/2026

8 të lënduar nga shpërthimi në Elbasan, mes tyre edhe një fëmijë! Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dalë me një njoftim lidhur me gjendjen shëndetësore të personave që mbetën të lënduar nga shpërthimi në një...
16:21 | 04/11/2026