Ambasadori Eric Wendt: SHBA ka investuar mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të rritur mbrojtjen kibernetike të Shqipërisë dhe për të siguruar infrastrukturën e saj digjitale ndaj kërcënimeve të sponsorizuara nga qeveri të huaja.

Shifrën e bëri të ditur ambasadori amerikan Eric Wendt gjatë Konferencës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë. Ai vlerësoi përparimin e vendit në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së për përballimin e kërcënimeve kibernetike.

Të lidhura

None found

Në konferencë u vu në dukje edhe përgatitja e specialistëve të ardhshëm të sigurisë kibernetike përmes programeve të përbashkëta të trajnimit, mes të cilave është CyberNext.

Ambasada Amerikane në Tiranë bëri të ditur se investimi dhe partneriteti synojnë të forcojnë kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë, si edhe sigurinë e infrastrukturës digjitale të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate të NATO-s. Sipas njoftimit të saj, përparimi i Shqipërisë dhe trajnimi i ekspertëve të rinj janë pjesë e përpjekjes së përbashkët për një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt.


Shtuar më 4.11.2026 17:03

Quantcast