Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sopot, në njësinë administrative Zerqan, në Bashkinë e Bulqizës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, raporton korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj.
Policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje.

