Zvicra merr përsipër shpenzimet mjekësore të italianëve të lënduar nga zjarri në Crans-Montana

Zvicra ka vendosur të mbulojë shpenzimet mjekësore të shtetasve italianë që u lënduan nga zjarri tragjik në resortin e skive Crans-Montana, duke hequr dorë nga kërkesa e mëparshme që Italia të rimbursonte trajtimin e tyre.

Vendimi vjen pas reagimit të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, e cila e kishte cilësuar si “të turpshme” kërkesën e Zvicrës për rimbursimin e kostove mjekësore, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Rreth 40 të vdekur nga zjarri në Zvicër

Nga zjarri që përfshiu një lokal të mbushur me njerëz gjatë festës së Vitit të Ri në resortin zviceran, humbën jetën 41 persona, ndërsa 115 të tjerë mbetën të plagosur.

Tragjedia në Zvicër, dyshohet se zjarri u shkaktua nga fishekzjarret në shishet e shampanjës

Në javët e para të vitit 2026, 12 shtetas italianë të lënduar u trajtuan në spitale në Zvicër, përpara se të transferoheshin në Itali për të vazhduar trajtimin.

Qeveria zvicerane ka vendosur të heqë dorë nga kërkesa për rimbursim të shpenzimeve, të cilat arrijnë në 1.5 milionë franga zvicerane, ose rreth 1.9 milionë dollarë.

Kryeministrja Meloni e ka mirëpritur vendimin, duke deklaruar se tashmë as familjet e viktimave dhe të të lënduarve, as shteti italian nuk do të kenë barrë financiare.

“Jam e kënaqur me këtë zgjidhje: asnjë barrë nuk do të bjerë mbi familjet apo mbi Italinë”, deklaroi Meloni.

Ndërkohë, qeveria zvicerane tha se vendimi është në përputhje me parimin e reciprocitetit dhe përbën një shenjë vlerësimi për solidaritetin e treguar nga Italia dhe vendet e tjera pas tragjedisë.

Sipas marrëveshjes mes Zvicrës dhe Bashkimit Evropian, në rrethana të tilla shtetet zakonisht mbulojnë shpenzimet e trajtimit mjekësor për qytetarët e tyre të siguruar që marrin shërbime shëndetësore jashtë vendit.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika