Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh, kush janë ata Një 29-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Bulqizë, pasi dyshohet se është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga një 44-vjeçar gjatë një gjuetie në pyllin e fshatit Fushë-Sopot.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 44-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë. Arma e gjahut është sekuestruar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Bulqizë/Informacion paraprak. Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Shtetasi B. F. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia.
Top Channel