Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, është bërë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Alexandra, njoftuan përmes llogarive të tyre në rrjetet sociale lindjen e vajzës së tyre, të cilën e kanë quajtur Bianca. Postimi i tyre përmbante vetëm fjalën “Bianca”, shoqëruar me një zemër të bardhë dhe një foto të këmbëve të vogla të të porsalindurës.
Lajmi se momenti i lindjes ishte i afërt filloi të qarkullonte kur Ferrari njoftoi se Dino Beganovic do të merrte pjesë në sesionin e parë të provave të lira (FP1) të Çmimit të Madh të Brazilit. Leclerc ishte larguar përkohësisht nga Brazili për të qenë pranë bashkëshortes së tij.
Menjëherë pas njoftimit, llogaria e çiftit në Instagram u mbush me komente urimi. Ndër të parët që uruan ishin piloti Pierre Gasly, si dhe organizatat F1 dhe FIA, duke shprehur gëzimin e tyre për lajmin e bukur.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport
