Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Iu gjetën 12 kg kanabis në banesë, arrestohet 49-vjeçari i shpallur në kërkim

    Integrimi në BE/ Marta Kos: Shqipëria përparon në reformat kyçe, sfida mbeten drejtësia dhe mjedisi

    Progresraporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë reale për Shqipërinë, SPAK tregoi pavarësi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Integrimi në BE/ Marta Kos: Shqipëria përparon në reformat kyçe, sfida mbeten drejtësia dhe mjedisi
    Kryesore

    Integrimi në BE/ Marta Kos: Shqipëria përparon në reformat kyçe, sfida mbeten drejtësia dhe mjedisi

    November 4, 2026
    Integrimi në BE/ Marta Kos: Shqipëria përparon në reformat kyçe, sfida mbeten drejtësia dhe mjedisi

    Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, u shpreh në Parlamentin Europian se Shqipëria ka bërë një rrugë të mirë drejt integrimit në BE, duke mbyllur 4 kapituj deri tani, ndërsa tha se duhet të vijojë punën për arritjen e synimit për t’u bërë pjesë e BE dhe për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027.

    Ajo u shpreh se vendi ynë duhet të punojë më shumë në çështjet që lidhen me drejtësinë dhe mjedisin, të cilat, sipas saj, shërbejnë edhe për vetë popullin dhe jo vetëm për rrugën drejt BE-së.

    “Ritmi me të cilin Shqipëria po zbaton reformat e BE-së është një tregues i angazhimit të saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Është shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe. Këtë vit u arrit një etapë e rëndësishme me përmbushjen e kritereve të ndërmjetme për grupkapitullin e parë, atë të Themeloreve.

    Që prej asaj kohe, Shqipëria ka mbyllur përkohësisht katër kapituj dhe po punon për përmbushjen e kritereve përmbyllëse për kapituj të tjerë. Në të njëjtën kohë, do të na duhet të shohim një vijimësi të përqendrimit te përparimi në fushat kyçe. Kjo është e rëndësishme që Shqipëria të përmbushë objektivin e saj ambicioz, por të arritshëm, për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027.

    Në qendër të çdo përpjekjeje për reforma duhet të jenë sundimi i ligjit, një gjyqësor i pavarur, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave themelore. Përparimi në çështjet mjedisore duhet të jetë gjithashtu një përparësi. Këto çështje kanë rëndësi jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për shoqërinë shqiptare dhe jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ajo.

    anëtarësimi në BE Bashkimi Europian integrimi europian Integrimi në BE Komisioni Europian Marta Kos mbrojtja e mjedisit Negociatat me BE politika shqiptare progresi i Shqipërisë Reforma në drejtësi reformat kyçe reformat në Shqipëri Shqipëria dhe Europa. Shqipëria në BE sistemi i drejtësisë standardet europiane sundimi i ligjit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Iu gjetën 12 kg kanabis në banesë, arrestohet 49-vjeçari i shpallur në kërkim

    November 4, 2026

    Integrimi në BE/ Marta Kos: Shqipëria përparon në reformat kyçe, sfida mbeten drejtësia dhe mjedisi

    November 4, 2026

    Progresraporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë reale për Shqipërinë, SPAK tregoi pavarësi

    November 4, 2026

    A do ulen çmimet nga ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit nga nafta? Malaj: kontrolle në tregjet oligopol tek ushqimet analizë nga prodhimi deri te ushqimet

    November 4, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.