Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta studentore në ditën e 23-të

Bordi i Ramës rrit sërish çmimin e naftës

Bordi i Ramës rrit sërish çmimin e naftës

13:44, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve, duke rritur naftën dhe ulur benzinën. Sipas vendimit të sotëm, çmimi i naftës është rritur me katër lekë ndërsa benzina është ulur me shtatë lekë.

Nafta do të jetë 216 lekë për litër nga 212 lekë që ishte përcaktuar në vendimin e mëparshëm, ndërsa benzina do të tregtohet me një çmim prej 172 lekësh për litër, nga 179 lekë që ishte më 31 tetor.

NJOFTIMI I PLOTE:

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë   4  Nëntor 2026, vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se  204lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 4 ora  14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco