Policia ka vijuar me gjobitjen e protestuesve edhe gjatë së martës. Gjatë tubimit, sipas njoftimit të uniformave blu, janë gjobitur 32 persona me 5 mijë lekë secili. Policia sqaron se masat janë marrë, pasi protestuesit kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Blutë theksojnë se ndërhyrja ka ardhur, pasi pavarësisht thirrjeve të përsëritura përmes megafonit, për lirimin e rrugës, protestuesit janë bindur dhe kanë vijuar të qëndrojnë aty. Ndërkohë, gjobat janë pjesë e masave të prezantuara nga Kryeministri Edi Rama, të miratuara të mërkurën e 28 tetorit,ku parashikohen 9 kategori gjobash që nisin nga 5.000 deri në 500.000 lekë të rinj, në varësi të shkeljes. Qeveria ka krijuar edhe regjistrin e posaçëm me emrat e personave të përfshirë në akte te dhunshme gjatë manifestimeve publike.