Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku braktisi seancën ku do të prezantohej projektligji për buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Në rend dite në këtë seancë ishte përcaktuar edhe një dëgjesë me Ministrinë e Drejtësisë. Tabaku kërkoi që ministri Toni Gogu të ishte i pranishëm për të dhënë llogari mbi zhvillimet e fundit dhe respektimin e të drejtave të individëve në burgjet shqiptare. Në mungesë të tij, ajo vendosi të largohej teksa drejtimin e seancës e mori socialistja, Iris Luarasi.