Xhaxhai i 27-vjeçarit në Gjilan: Adonis Demiri ishte i fejuar, jo i martuar

Në fshatin Demiraj të Gjilanit, një 65-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për “vrasje të rëndë”. Fillimisht u raportua se djali i tij, 27-vjeçari Adonis Demiri, dhe një foshnje ishin gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre.

Sipas hetimeve të para në vendngjarje, dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda familjes. Babai i 27-vjeçarit është arrestuar si i dyshuar dhe, me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Të lidhura

None found

Ngjarja u trajtua në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News24”, me autore dhe moderatore Evis Ahmeti, ku u sollën edhe detaje të reja. Xhelali, xhaxhai i Adonis Demirit, tha se familjarët janë të tronditur.

Xhelali u shpreh se nuk jeton aty dhe, ashtu si të tjerët, po përpiqet të kuptojë çfarë ka ndodhur. Ai tha se policia kishte qenë në vendngjarje, por se vetë nuk kishte pasur informacion për ndonjë konflikt apo zhvillim tjetër. Sipas tij, nipi nuk ishte i martuar, por i fejuar.


Shtuar më 4.11.2026 12:47

Quantcast