Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Lalar.
Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime, pasi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, sapo ka konstatuar praninë e flakëve.
Njoftimi:
Fier-Ballsh/ Përfshihet nga flakët një automjet në Lalar, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Lalar.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Patosit, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.
Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime, pasi ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, sapo ka konstatuar praninë e flakëve.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të incidentit.
© SYRI.net