Champions League rikthehet sot me nëntë përballjet e fundit të raundit të katërt në fazën e ligës. Në program janë disa duele interesante, me skuadra të mëdha që synojnë të hedhin një tjetër hap drejt kualifikimit.
Vëmendja kryesore do të jetë te Real Madridi, që udhëton drejt Athinës për t’u përballur me AEK-un. Madrilenët vijnë me pikë të plota dhe konsiderohen favoritë, ndërsa skuadra greke kërkon të reagojë pas dy humbjeve radhazi.
Një tjetër transfertë delikate është ajo e Liverpoolit në Turqi, ku do të përballet me Fenerbahçen. Skuadra angleze ka fituar të tria ndeshjet e para, duke grumbulluar nëntë pikë, dhe synon të ruajë ecurinë perfekte.
Këto dy takime do të luhen në orën 18:45, ndërsa në orën 21:00 do të zhvillohen shtatë përballjet e tjera. Arsenali udhëton drejt Çekisë për t’u përballur me Slavia Pragën. Pas barazimit ndaj Bayern Munich, londinezët kërkojnë rikthimin te fitorja.
Ndërkohë, Manchester City luan në Gjermani ndaj Leipzigut. Skuadra e Pep Guardiolës ka gjashtë pikë dhe vjen pas suksesit të thellë 5-1 ndaj AEK-ut. Interes të veçantë premton edhe dueli mes Portos dhe Napolit në Portugali, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht tri pikët.
Në Gjermani, Borussia Dortmund pret spanjollët e Betisit, në një sfidë që pritet të jetë mjaft e luftuar.
Programi i ndeshjeve:

