Ben Blushi, shkrimtari i njohur dhe më i lexuari në dekadat e fundit, ishte sot te redaksia e gazetës KOHA JONE, aty kur para 30 vitesh ishte kryeredaktor, dhe që bëri gazetën me të madhe të historisë mediatike shqiptare. Asokohe kur drejtonte Ben Blushi gazeta arriti në 100 mijë kopje shitje në ditë.
Ja se çfarë shkruan Ben Blushi sot në facebook: “ME NIKOLL LESIN, personazh i “Historive të Çmendura të Tiranës” nē vitin 1997.
Nikoll Lesin e kam mik prej 35 vitesh. Ai ishte njeriu i parë që ndērtoi një gazetë të pavarur në Shqipëri, historinë e të cilës e kam përshkruar te libri “Historitë e Çmendura të Tiranës”.
Lexoni se si gazeta Koha Jonë bëri atë që dhjetë televizione, njëzet portale dhe shtatë podcaste nuk e bëjnë dot sot”.