Në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, demokratët siguruan shumicën si në Senatin e SHBA-së ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Ata madje arritën të fitonin disa shtete që prej kohësh ishin fortesa të republikanëve. Kjo është një humbje e rëndë për Partinë Republikane të Presidentit amerikan, Donald Trump. Demokratët i rrëmbyen republikanëve Teksasin, Kansasin, Ioëa-n, Karolinën e Veriut dhe Karolinën e Jugut. Në Teksas, James Talarico mposhti republikanin Ken Paxton, duke i siguruar partisë së tij vendin e parë në Senat nga ky shtet pas më shumë se 30 vitesh. Në Ohio, demokrati Sherrod Broën mundi republikanin Jon Husted. Në Ioëa, Josh Turek fitoi ndaj republikanes Ashley Hinson. Në Karolinën e Jugut triumfoi demokratja Annie Andreës. Ndërkaq, demokrati Adam Hamilton fitoi në Kansas, një shtet që ka zgjedhur republikanë në Senat për më shumë se 90 vjet. Me këto rezultate, demokratët siguruan të paktën 53 nga 100 vendet në Senat. Në këtë numër përfshihen edhe dy senatorë të pavarur që bashkëpunojnë ngushtë me Partinë Demokratike.