• Kontakt
Wednesday, November 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kandidat” për burg në dosjen “Veliaj”/ Gent Sula i ‘Agi Kons’ merr 11 mln euro për burgun e të sëmurëve

11:06 : 04/11/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Gentian Sula, pronari i kompanisë së ndërtimit “Agi Kons”, rrezikon nga 1 deri në 5 vjet burgim, nëse gjykata konfirmon provat e Prokurorisë së Posaçme për kryerjen e veprës penale të “korrupsionit aktiv”, si pjesë e dosjes ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Megjithatë, përpara se të bëjë betejën ligjore për të shmangur burgimin, sipërmarrësi Sula do të administrojë plot 11 milionë euro të Buxhetit të Shtetit, për ndërtimin, pikërisht, të një Institucioni të Ekzekutimit të Veprave Penale (IEVP).

Pak ditë më parë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur rezultatet e procedurës tenderuese me objekt “Ndërtimi i Godinës së spitalit për personat me Mjekim të Detyruar me Vendim Gjykate në IEVP Shënkoll Lezhe”.

Fondi limit për këtë procedurë ishte 1 miliardë lekë të reja ose rreth 11.4 milionë euro. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, fitues i shpall një bashkim operatorësh, i udhëhequr nga kompania “Agi Kons”.

Lexo edhe:

Konflikti Rama-Veliaj: Kërkohet hetim i pavarur i pretendimeve nga SPAK

SPAK pjesë e operacionit të Eurojust/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i Call Center-ve, 7 të arrestuar

Në foto: Njoftimi i fituesit në tenderin për “Ndërtimi i Godinës së spitalit për personat me Mjekim të Detyruar me Vendim Gjykate në IEVP Shënkoll Lezhë”

Grupi i përbërë nga “Agi Kons”, “Colombo” dhe “Deha” u shpallën fitues me ofertën 786.717.225 lekë të reja, pasi më parë Operatori i Blerjeve skualifikoi katër kompani të tjera që paraqitën vlerë më të ulët. Në dokumentat zyrtare, autoriteti kontraktor thotë se shoqëritë e skualifikuara nuk plotësonin kriteret kualifikuese.

“Agi Kons”, kompani “angleze”

Kompania e ndërtimit “Agi Kons” është një ndër më aktivet në tregun shqiptar prej shumë vitesh. Ajo është regjistruar në vitin 2002 dhe, prej një periudhe shumë të gjatë, ka qenë në pronësi të sipërmarrësit Gentian Sula, si invidiv.

Në dhjetor të vitit 2024, “Agi Kons” ndryshon pronarin në letra. Aksioneri i saj kryesor, Gentian Sula ia kalon pronësinë një subjekti tregtar, të regjistruar në juridiksionin e Britanisë së Madhe.

Pronari i ri i “Agi Kons” është “UK Development Holding Limited”. Megjithatë, nga dokumentat e konsultuar nga “Boldnews.al”, rezulton se pronari fundor i shoqërisë së regjistruar në Angli është sërish Gentian Sula.

Në foto: Akti i ndryshimit të ortakut të “Agikons” shpk

Në Aktin për ndryshimin e pronësisë, të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) thuhet se: “Ortaku i vetëm miraton shkëmbimin e kuotës së Shoqërise angleze ‘UK Development Holding Limited’ në vlerën 12.652.449 Paund Britanik (GBP) me kuotën e shoqërise shqiptare ‘Agikons’ shpk, me kapital 1.501.000.000 Lekë, e cila përbën 100% të pjesëmarrjes në kapitalin e shoqërisë”.

Më tej, në atë vendim thuhet se “në përfundim të transaksionit, shoqëria do të ketë ortak të vetëm z. Gentjan Sula…”.

Gent Sula në dosjen “Veliaj

Biznesmeni Gentian Sula konsiderohet nga Prokuroria e Posaçme si një ndër personazhet e rëndësishme në dosjen hetimore ndaj kryetarit në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sula akuzohet zyrtarisht për kryerjen e “Korrupsionit aktiv të të zgjedhurve vendorë”, një vepër e parashikuar në nenin 245 të Kodit Penal dhe ka një marzh dënimi nga një deri në pesë vjet.

Në foto: Biznesmeni Gentian Sula në mjediset e Prokurorisë së Posaçme (SPAK)

Prokuroria e Posaçme (SPAK) thotë se Gentian Sula ka bërë përpjekje për të fshehur një apartament të padeklaruar, në pronësi reale të Erion Veliajt.

Në narrativën e ndërtuar nga prokurorët e SPAK-u, sipërmarrësi Gentian Sula ka hyrë në raporte korruptive me kryebashkiakun e Tiranës, në këmbim të lejeve të ndërtimit që merrte nga institucioni i drejtuar nga Veliaj.

Dollapi zbuloi apartamentin

Prokuroria e Posaçme thotë se fillesa për zbulimin e një apartamenti të fshehur nga Erion Veliaj, një kat mbi banesën e tij zyrtare tek zona e ‘Kodrës së Diellit”, ka qenë një dollap.

Në kuadër të hetimeve për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe, për veprat penale të korrupsionit e pastrimit të parave, prokurorët kanë administruar të dhënat e një mobilieri, Arlind Kodra.

Ky i fundit ka mbajtur në kompjuterin e tij të dhënat mbi punimet që ka kryer për llogari të Ajola Xoxes në shtëpinë e saj tek Kodra e Diellit, si edhe në një vilë në Qerret.

Në foto: Erion Veliaj në ambientet e SPAK-ut, para arrestimit

Mes të dhënave kompjuterike, prokurorët kanë identifikuar informacion, të shënuar me emërtimin “kati lart”. Mobilieri është pyetur për këtë informacion dhe ka deklaruar se është shoqëruar në vitin 2021 nga Ajola tek një apartament, që gjendet mbi shtëpinë ekzistuese të saj, ku ka marrë masat për realizimin e disa dollapëve.

Ai ka deklaruar se për këtë apartament ka ndërtuar vetëm një dollap. Prokuroria e Posaçme, mbi bazën e këtij informacioni, si edhe të dhënave të tjera indirekte, ka kryer një kontroll mbi këtë apartament, që gjendet në katin e pestë, saktësisht mbi banesën ku jetojnë Ajola Xoxe dhe Erion Veliaj.

Në 14 Prill 2025, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen një kontroll në apartamentin mbi banesën zyrtare të Erion Veliajt.

Në foto: Pamje të zonës ku jeton Erion Veliaj, në dosjen e Prokurorisë së Posaçme

Fotot e kryera nga agjentët e Byrosë së Hetimit gjatë kontrollit në këtë banesë iu paraqitën mobilierit Arlind Kodra. Ky i fundit u shpreh se dollapi që gjendet në shtëpinë e dhënë me qira ishte pikërisht ai që kishte bërë ai më parë, pas bisedës me Ajola Xoxen.

Mbi bazën e kësaj të dhëne, prokurorët iu rikthyen sërish komunikimeve telefonike, të cilat kishin sekuestruar më herët nga personat nën hetim.

Në ato komunikime zbuluan mesazhe të shkëmbyera mes Ajolës dhe arkitektit Olsi Eftimi, mik i familjes dhe njëkohësisht personi që ka kontribuuar në arredimin e banesave të familjes Xoxe-Veliaj, në Tiranë dhe Qerret.

Në ato komunikime u evidentuan biseda, të cilat lidheshin pikërisht me apartamentin sipër banesës së Ajolës dhe Veliajt. Aty flitej për mundësinë e krijimit të shkallëve të brendshme, të cilat do të lidhnin dy apartamentet e të tjera detaje teknike.

Arkitekti Olsi Eftimi ka pranuar para prokurorëve se ka shkuar në atë apartament, por vetëm për të kryer disa rregullime, pasi pikonte ujë në tavanin e shtëpisë së Ajolës. Megjithatë, Prokuroria e Posaçme deklaron se ka shumë të dhëna të tjera, të cilët i kanë krijuar bindjes se ai apartament është një pasuri e fshehur e Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.

LEXO EDHE:

Apartamenti i fshehur i Veliajt, Gjykata e Lartë rrëzon Gent Sulën. Mbetet në sekuestro

SPAK: Gentian Sula tentoi të fshehë apartamentin sekret të Veliajt te “Kodra e Diellit”

Etiketa: "Agi Kons"burgu i te semurevedosja veliajGentian Sulahetimspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konflikti Rama-Veliaj: Kërkohet hetim i pavarur i pretendimeve nga SPAK

08:10 : 04/11/2026
AKTUALITET

SPAK pjesë e operacionit të Eurojust/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i Call Center-ve, 7 të arrestuar

15:44 : 03/11/2026
AKTUALITET

Akuzohen se ndihmuan Ergys Agasin/ Apeli lë në burg Fatjon Kalluçin, liron Embro Sulejmanin

13:00 : 03/11/2026
AKTUALITET

SPAK-u me dy rrugë: Ose Ramën e Gogun në burg, ose Veliajn me akuza të tjera

11:27 : 03/11/2026
AKTUALITET

Bylykbashi akuzon SPAK-un: Heshti për dhunën ndaj protestuesve, po mban në këmbë qeverinë

11:17 : 03/11/2026
AKTUALITET

Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

10:01 : 03/11/2026

TË GJITHA

“Kandidat” për burg në dosjen “Veliaj”/ Gent Sula i ‘Agi Kons’ merr 11 mln euro për burgun e të sëmurëve

11:06 : 04/11/2026

Jon Ossoff, nga Senati drejt Shtëpisë së Bardhë? Demokrati që po fiton vëmendjen në SHBA

11:04 : 04/11/2026

Tabaku përplaset me mazhorancën në Komision: Pa diskutuar dhunën ndaj protestuesve, nuk vijojmë me buxhetin 2027

10:57 : 04/11/2026

Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit

10:38 : 04/11/2026

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari

10:26 : 04/11/2026

Erion Veliaj shtrohet në spital

10:19 : 04/11/2026

Zhupa kërkon mbledhje urgjente për dhunën ndaj të miturve në protesta: Masat e qeverisë antikushtetuese!

10:16 : 04/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com