Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit në sektorin spitalor të burgut të Fierit
Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor të burgut të Fierit.
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus detaje nga transferimi i kryebashkiakut Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.
Sipas Hoxhës, Veliaj nuk ishte në dijeni të këtij ndryshimi dhe transferimi u krye në mënyrë të papritur, pa një njoftim paraprak.
Gazetari tregoi edhe një episod që, sipas tij, ilustron mënyrën se si u krye lëvizja, duke cituar urdhrin që iu dha: “Urgjent, rrasu në furgon!”.
“Ka shkuar DAPI, forca special e Drejtorisë së Burgjeve në burgun e Durrësit dhe i ka thënë: “Duam të marrim filanin”. I ka thënë: “Prit sa ta bëjmë gati, se s’kishte njoftim”. “Urgjent”, i ka thënë, ne e duam urgjent! Është marrë, po jam 1000% i sigurt dhe është marrë për leckash, më kupton, pa i thënë asgjë, jo shkresë, po i ka thënë: “O zotëri, urgjent rrasu në furgon!”, u shpreh Artan Hoxha në Vizion Plus.
/vizionplus.tv




