Partia Demokratike do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese aktin normativ për tubimet, që parashikon gjoba nga 5 mijë deri në 500 mijë lekë për aktet e dhunës gjatë protestave. Jorida Tabaku, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, kërkoi seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm Ervin Demo, duke thënë se opozita nuk do të pranojë asnjë diskutim për buxhetin 2027 pa diskutuar më parë për dhunën që është ushtruar ndaj protestuesve, si edhe pretendimet e Erion Veliajt se është kërcënuar nga Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu në emër të Kryeministrit. Vetë Gogu nuk u paraqit në seancën dëgjimore.

Jorida Tabaku: Qytetarët kanë nisur të merren peng në rrugët e Tiranës. Me makina police, pa identitet, pa policë të identifikuar si të tillë, qytetarët kanë nisur të gjobiten. Ky Kuvend ka nevojë te marrë masa, të thërrasim ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë, për të diskutuar. Se për herë të parë është vënë në pikëpyetje  e drejta kushtetuese dhe janë kërcënuar të drejtat e njeriut. Mos të sillemi sikur kuvendi është jashtë një realiteti politik.

Jorida Tabaku: Të shkojë ministri i drjetësisë të kërcënojë dhe mos të kemi informacion. Për mua është kambanë alarmi. Sot është momenti të kemi transparencë. Kur kjo i ndodh Veliajt, ca i bëni ju kundërshtarit dhe qytetarit të thjeshtë.  Kërcënohet kush ka një mendim kundër, të drejtat e njeriut duhet të jenë në krye të rendit të ditës. Nuk mund të anashkalohen nga ky kuvend.

Ramion Kurti: Ministri i ka dhënë shpjegimet e veta. Se di pse duhet të vijë këtu për të bërë atë politikën ditore.

Ndonëse socialistët kërkuan në bllok kthimin në rendin e ditës dhe i kujtuan demokratëve se nuk kanë lejuar zhvillimin e interpelancës me Ministrin e Brendshëm në Kuvend, Jorida Tabaku dhe Gerta Bardeli u larguan nga mbledhja e Komisionit.

“Ministri i Brendshëm ishte në Kuvend për interpelancë dhe ju refuzoni, pastaj bëni shoë duke kërkuar në komision”, tha Ardit Bido.  

“Duhet të rrimë në këtë sallë e të debatojmë, sot duhet të diskutojmë buxhetin për vitin 2027”, tha Iris Luarasi.

Tabaku akuzoi policinë për dhunë ndaj protestuesve dhe ngriti shqetësimin për shoqërimet e të miturve. Sipas saj, rreth 1 mijë persona janë arrestuar dhe shoqëruar në komisariate, mes tyre 250 të mitur. Por Iris Luarasi tha se sipas shifrave të ministrisë së Brendshme bëhet fjalë vetëm për 328 arrestime.

“Çfarë vendi jemi ne ku pjesëmarrja në protestë vjen me gjobë? Nuk e di nëse ndodh në një vend me demokraci normale. Merresh dhe rrëmbehesh në mes të protestës”, tha Tabaku.

Deputeti socialist Ramion Kurti iu përgjigj se e drejta për të protestuar nuk justifikon dhunën ndaj institucioneve, duke i kujtuar opozitës se si selia e PD u kthye strehë për protestuesit e pajisur me molotovë të cilët sulmonin policinë.

Ramion Kurti: Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, por jo të dhunojnë institucionet. Skam parë që opozita të ketë dënuar dhunën. Selia e PD  është kthyer në magazinë molotovi. S’keni folur për policët e dhunuar, keni fol vetëm për protestues të dhunuar. Sa për pjesën e të drejtave që protestuesit kanë, askush nuk i ka mohuar të drejtat. Kryeministri çdo ditë u bën thirrje për dialog.

Jorida Tabaku: Unë kam dalë dhe kam dënuar dhunën, para se ta dënonit ju, se kam respekt për shtetin ligjor, dhuna e policisë që unë kam konstatuar vetë me të rinj minorenë në paraburgim. Që iu është thyer kafka, kam qenë nga mëngjesi në darkë te trauma dhe nëpër paraburgime. Flas me dhunë të parë dhe identifikuar nga unë.

Në kundërpërgjigje Jorida Tabaku i kujtoi socialistëve personat me shkopinj që u shfaqën brenda selisë së PS, kur u sulmua nga protestuesit.

Jorida Tabaku: Nuk fola për seli partish. Nëse do flasim, edhe për ato huliganët që dolën për të mbrojtur PS. Po flas për atë dhunë që është ushtruar nga institucione. S’ka gjë më normale të vijë të raportojë këtu ministri, përkundrazi, të vijë të raportojë të flasë dhe nëse ne kemi perceptim të gabuar të vijë të na e sqarojë.

Iris Luarasi: Nga PD nuk kemi parë një prononcim serioz për dhunën ndaj policisë. Kemi parë nga mazhoranca njerëz që kanë dënuar dhunën jo proporcionale që mund të ketë ndodhur të rinjve dhe të miturve. S’kam dëgjuar të flitet për përdorimin e të miturve në protesta. Sepse ai nuk është vendi ku ata duhet të jenë. Këto janë disa nga gjërat që duhet të themi. Huliganët i kemi pare, se aty fshihen ata që gjëmohen nga polici. Po përdor të njëjtat fjalë që përdoret edhe ju. Nuk i takon këtij komisioni që të shkojë me këtë lloj gjuhe.

Në debat u përfshi edhe deputeti socialist Ardit Bido, i cili i kujtoi opozitës masakrën e 21 Janarit, duke thënë se sot policët që ushtrojnë dhunë joproporcionale ndaj protestuesve nuk merren në mbrojtje, por pezullohen nga detyra.

“Jetojmë në një vend ku nuk vriten njerëzit në bulevard pse protestojnë, siç ka ndodhur kur qeverisnit ju. Mazhoranca nuk fshihet pas dhunës së policisë dhe Gardës, por dënon dhunën joproporcionale dhe policët pezullohen, jo mbrohen. Jetojmë në një vend ku dënohet edhe dhuna ndaj policisë. Të drejtat e njeriut nuk i përzgjedhim për t’i mbrojtur, nuk shkojmë për të bërë ‘shoë’ në spitale dhe në burgje”, vijoi Bido.

Pas hyrjes së tij në fuqi të Aktit Normativ, Policia e Tiranës njoftoi 16 gjobat e para, nga 5 mijë lekë të rinj secila, për bllokimin e qarkullimit gjatë protestës së të hënës përpara Kryeministrisë. Report Tv ka siguruar edhe një procesverbal për një protestuese të gjobitur për bllokimin e rrugës. Në argumentimin e efektivit thuhet se ajo, së bashku me persona të tjerë, kishte penguar qarkullimin e automjeteve dhe nuk u ishte bindur thirrjeve me megafon për lirimin e rrugës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:51
Akuzat e Veliajt, Tabaku: Kambanë alarmi, u kërcënua nga ministri, mendoni çfarë i bëni kundërshtarit dhe qytetarit të thjeshtë? Kurti: Respektojmë drejtësinë

1793785657_joridatabakuramionkurti.jpg

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, njëherazi edhe kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, kërkoi diskutim për akuzat e Erion Veliajt se u kërcënua në emër të Ramës përmes ministrit Toni Gogu. Ky i fundit nuk shkoi në diskutimet e komisionit për buxhetin 2027, ndërsa në emër të socialistëve foli deputeti Ramion Kurti. Ai tha se mazhoranca respekton institucionet e pavarura të drejtësisë dhe se vetë ministri ka bërë një sqarim në rrjetet sociale, ku mohoi akuzat e Veliajt.

Jorida Tabaku: Të shkojë ministri i drejtësisë të kërcënojë dhe mos të kemi informacion. Për mua është kambanë alarmi. Sot është momenti të kemi transparencë. Kur kjo i ndodh Veliajt, ca i bëni ju kundërshtarit dhe qytetarit të thjeshtë.  Kërcënohet kush ka një mendim kundër, të drejtat e njeriut duhet të jenë në krye të rendit të ditës. Nuk mund të anashkalohen nga ky kuvend.

Ramion Kurti: Ministri i ka dhënë shpjegimet e veta. Se di pse duhet të vijë këtu për të bërë atë politikën ditore.  

Ora 10:45
Bido i kujton PD-së masakrën e 21 Janarit: Sot njerëzit nuk vriten në bulevard pse protestojnë! Policët që ushtrojnë dhunë pezullohen, nuk mbrohen (VIDEO)

 

Deputeti socialist Ardit Bido i kujtoi opozitës 21 Janarin gjatë debatit për protestat në Komisionin për të Drejtat e Njeriut. Ai tha se mazhoranca dënon dhunën joproporcionale të policisë policët nuk mbrohen, ndryshe nga çfarë ndodhte në qeverisjen Berisha. 

“Jetojmë në një vend ku nuk vriten njerëzit në bulevard pse protestojnë, siç ka ndodhur kur qeverisnit ju. Mazhoranca nuk fshihet pas dhunës së policisë dhe Gardës, siç ka ndodhur kur qeverisnit ju, por dënon dhunën joproporcionale dhe policët pezullohen, jo mbrohen.

Jetojmë në një vend ku dënohet edhe dhuna ndaj policisë. Të drejtat e njeriut nuk i përzgjedhim për t’i mbrojtur, nuk shkojmë për të bërë shoë në spitale dhe në burgje.

Nëse doni të arrini atë që ju thatë, se duhet ta trajtojmë me respekt institucionin e Kuvendit, duhet të nisni nga retorika që përdorni ju prej vitesh për Policinë e Shtetit, një institucion që ka monopolin e ruajtjes së rendit dhe të sigurisë së të gjithë qytetarëve shqiptarë", tha Bido.