EMRI - Aksident tragjik në Durrës, mjeti përplaset me bordurën, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar

EMRI - Aksident tragjik në Durrës, mjeti përplaset me bordurën, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar

08:21, 04/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, në lagjen nr. 13.

Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet i drejtuar nga një 39-vjeçar, banues në Kavajë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri, 48-vjeçari me inicialet Landi Lila 

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Gj., është larguar nga vendi i aksidentit pas ngjarjes.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes.

Policia po vijon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco