Llorente: Ditë e rëndë për futbollin pas vdekjes tragjike të Jesus de Miguel

Marcos Llorente, mbrojtësi i Atletico Madridit, shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen për familjen dhe ekipin e Jesus de Miguelit, pas humbjes së jetës së sulmuesit të Tenerifes. Ai foli pas ndeshjes së mbrëmshme të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.

De Miguel ndërroi jetë të martën në mëngjes, si pasojë e një arresti kardiorespirator dhe problemeve neurologjike të shfaqura pas përplasjes me portierin e Andorrës, Jesus Oëono. Ngjarja ndodhi në takimin e së hënës mbrëma në La Liga 2.

Të lidhura

None found

Lajmi ka tronditur futbollin në mbarë botën, veçanërisht atë spanjoll, ku vijojnë homazhet për lojtarin. Mes atyre që reaguan ishte edhe Llorente.

“Të luash sot është shumë e vështirë. Jam këtu sepse kjo është detyra ime, por kjo është një ditë e tmerrshme për futbollin dhe për botën në përgjithësi. Nuk besoj se e kuptojmë plotësisht, por ngjarje të tilla ndodhin edhe në sport”, u shpreh ai.

“Dëshiroj t’i përcjell ngushëllimet e mia familjes dhe gjithë ekipit, që po kalojnë një periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Ata kanë mbështetjen time dhe të ekipit”, shtoi mbrojtësi spanjoll.

Edhe portieri veteran i Bayern Munichut, Manuel Neuer, kujtoi sulmuesin 30-vjeçar spanjoll. Neuer e përfundoi ndeshjen pa pësuar gol, në fitoren 2-0 të ekipit të tij.

“Ishte një situatë tepër e rëndë. Mendoj se na shtyn të gjithëve të ndalemi e të reflektojmë se si mund të ndodhë diçka e tillë. Mendimet tona janë me familjen e tij dhe me Tenerifen. Për një ngjarje të tillë nuk ka fjalë”, tha gjermani.


Shtuar më 4.11.2026 10:31

Quantcast