Bradley Barcola ka shpjeguar vendimin për t’u transferuar gjatë afatit kalimtar të verës nga Paris Saint-Germaini te Liverpooli. Sulmuesi francez tha se ndarja me klubin parisien ishte e vështirë, por ndiente se kishte ardhur koha për një sfidë tjetër në karrierë.
Duke kujtuar vitet e rëndësishme në Paris, ku fitoi shumë trofe, Barcola tha se kishte krijuar një lidhje të veçantë me klubin dhe bashkëlojtarët. Sipas tij, edhe pse kishte kaluar një periudhë të bukur te PSG-ja, momenti për t’u larguar kishte mbërritur.
Të lidhura
None found
Lamtumira me shokët e skuadrës ishte pjesa më e vështirë e vendimit. Ai e përshkroi atmosferën e krijuar mes tyre si familjare dhe tha se së bashku kishin ndërtuar diçka të veçantë. Megjithatë, shtoi se ndarje të tilla janë pjesë e futbollit.
Barcola tha se nuk donte ta humbiste mundësinë që iu ofrua nga Liverpooli. Kontakti nga klubi anglez ishte, sipas tij, diçka e jashtëzakonshme dhe nuk pati dyshime se duhej t’i bashkohej skuadrës. Ai u shpreh i lumtur për vendimin dhe shpresoi që gjithçka të shkonte mirë edhe për PSG-në.






