Ramadan Morina para gjykatës për krimet e luftës në Burim të Malishevës

Ramadan Morina, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999, është sjellë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pritet të vijojë gjykimi ndaj tij.

Aktakuza e lidh Morinën me ngjarjet e 31 marsit 1999 në fshatin Burim të Komunës së Malishevës. Sipas saj, R.M. ka marrë pjesë, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

Të lidhura

None found

Ai akuzohet gjithashtu për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbimin masiv të popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve që nuk ishin të përfshirë në luftë.


Shtuar më 4.11.2026 10:02

Quantcast