E mërkurë, 4 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria në krizë, Rama në mision për të shpëtuar Britaninë!
Lajme

Shqipëria në krizë, Rama në mision për të shpëtuar Britaninë!

“Ne i inkurajojmë britanikët të jenë të guximshëm dhe të kthehen në shtëpi, sepse nuk po ia dalin mirë atje, në mes të oqeanit.”

Kështu u shpreh Edi Rama për Euronews, duke u dhënë britanikëve një këshillë të vyer politike: të kapërcejnë oqeanin dhe të rikthehen në familjen europiane.
Një këshillë vërtet interesante, sidomos kur vjen nga kryeministri i Shqipërisë!

Britanikët kanë një problem me Brexit-in. Ne kemi një problem me Shqipërinë që po zbrazet nga shqiptarët. Ata duhet të kapërcejnë oqeanin për t’u rikthyer në BE, ndërsa ne ende nuk kemi arritur të krijojmë kushtet që shqiptarët të mos kapërcejnë Kanalin e La Manshit për të ikur prej këtej.
Shqipëria, është akoma një nga vendet më të varfra të Europës, që përballet me emigracion masiv, largimin e të rinjve, protesta dhe pakënaqësi të thella sociale, por ka fatin të ketë një një udhëheqës madhështor, madhështia e të cilit matet me madhësinë e çështjeve për të cilat flet, jo me numrin e problemeve që arrin të zgjidhë në shtëpinë e vet. Fundja a nuk themi ne se këpucari ecën gjithmonë zbathur ?!

Ndaj ju ftoj ta mirëkuptojmë kryeministrin, kur nuk arrin më të qeverisësh bindshëm një vend të vogël, gjithmonë mund të provosh të këshillosh një vend të madh,
Le mos të bëhemi cinikë të vegjël, nuk është e thënë të zgjidhësh problemet e Shqipërisë së vogël për të ti treguar guximin Britanisë . Mjafton të kesh një mikrofon dhe pak ambicie kontinentale, edhe të të jetë mbushur mendja se je brand ndërkombëtar !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.