Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku një bari, 62-vjeçari Urim Fiku, humbi jetën në rrethana misterioze.
Ngjarja që fillimisht u raportua se kishte qenë një sulm nga një ari në pyll, rezultoi të ketë qenë një krim në familje. Blutë kanë arrestuar për vrasjen e 62-vjeçarit bashkëshorten e tij, 57-vjeçaren Sadete Fiku dhe të birin, 33-vjeçarin Gazmir Fiku.
Ata dyshohet ta kenë vrarë 62-vjeçarin me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse. Familjarët e tij e raportuan ngjarjen në Polici si një sulm nga ariu, por pas verifikimeve nga Mjekësia Ligjore në Tiranë, rezultoi se viktima kishte marrë një plumb në gjoks, ç’ka bëri që Policia të hapte një pistë të re hetimesh, atë të vrasjes.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës.
Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë:
DVP Dibër/Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Godvi, Bulqizë, ku fillimisht u raportua se një shtetas kishte humbur jetën pas sulmit nga një kafshë e egër.
Arrestohen bashkëshortja dhe djali i tij, të dyshuar për vrasjen e tij me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse.
Më datë 04.11.2026, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, pas një hetimi intensiv, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 03.11.2026, në fshatin Godvi, Bulqizë.
Fillimisht, familjarët e shtetasit U. F. raportuan se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), por nga hetimet e kryera dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ky shtetas ishte vrarë me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve:
* S. F., 57 vjeçe;
* G. F., 33 vjeç;
të dy banues në fshatin Godvi (përkatësisht bashkëshortja dhe djali i shtetasit U. F.).
Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse shtetasin U. F.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim.
-
Vetem edhe kjo mbeti pa dëgjuar ! Ariu gjuan me plumb ! WTF
Përgjigju








Komente
Komento