E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde”, Elsa Lila në zi për dajën e saj, avokatin Saimir Vishaj

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të dajës së saj, avokatit Saimir Vishaj, në moshën 60-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ka shprehur dhimbjen për humbjen e njeriut të saj të afërt, duke publikuar edhe një fotografi nga një moment i përbashkët me të.

“Nuk mendoja kurre qe do te ndaja lajmin e ikjes tende Daja Saimir!”, shkruan Elsa Lila në mesazhin e saj, duke përcjellë dhimbjen për humbjen e të afërmit.

Saimir Vishaj u nda nga jeta ditën e djeshme, pasi prej disa ditësh ndodhej i intubuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.

Reklamë

Avokati ishte transportuar me urgjencë drejt spitalit pas një incidenti, ku dyshohet se kishte rënë nga shkallët. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetonte.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.